Osmani: Kroacia mbështet perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Osmani: Kroacia mbështet perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut

Më: 28 maj 2019 Në ora: 12:43
Bujar Osmani dhe Marija Pejqinoviq-Buriq

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Republikën e Kroacisë, realizoi takim me kolegen e tiј Marija Pejqinoviq-Buriq, Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Ministre për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane.

“Ka një kohë të gjatë që ekziston miqësia dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, e cila u vërtetua edhe me ratifikimin e shpejtë të protokollit për anëtarësim në NATO, për të cilën dua veçanërisht të përcjellë mirënjohjen e Qeverisë në Shkup dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut” theksoi Osmani gjatë takimit, duke shprehur mirënjohje të veçantë deri tek Buriçiq, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për integrimet evropiane të vendit tonë.

Osmani tha se gjendemi pikërisht një ditë para publikimit të Raportit të Komisionit Evropian, përmbajtja e të cilit, do të reflektojë progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbylljen e çështjeve politike, por edhe progresin në implementimin e agjendës reformuese.

“Jemi të vetëdijshëm për nevojën për të arritur konsensus për këtë vendim në kuadër të BE-së, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Unioni, të cilat paraqesin sfidë edhe për vendet anëtare, dhe në këtë drejtim presim mbështetjen e miqve tanë më të afërt në arritjen e perspektivave tona evropiane, mes të cilave me siguri e konsiderojmë edhe Kroacinë”, theksoi Osmani.

Osmani në Kroaci do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Domagoj Ivan Millosheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat