“Sllovenia në Samitin e BE-së në qershor do të angazhohet që Maqedonia e Veriut të marrë datë për bisedime”

Maqedonia

“Sllovenia në Samitin e BE-së në qershor do të angazhohet që Maqedonia e Veriut të marrë datë për bisedime”

Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:58
Maqedonia e Veriut në Samitin e BE-së

“Sllovenia do të angazhohet që Maqedonia e Veriut në Samitin e BE-së në qershor të marrë datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim”, deklaroi kryeministri Marjan Sharec pas takimit të sotshëm të Zoran Zaevi i cili është për vizitë zyrtare në Slloveni.

Sharec në konferencë të përbashkët për shtyp tha se Bashkimi Evropian datën për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut duhet ta caktojnë në samitin e ardhshëm të BE-së dhe me këtë do ta pranojë avancimin që e bëri vendi.

“Maqedonia e Veriut është vend miqësor dhe bashkëpunues që kohët të fundit bëri shumë përpjekje”, tha Sharec.

Duke theksuar tejkalimin e kontesteve me fqinjët, posaçërisht me Greqinë, kryeministri slloven shprehu përkrahje të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

Kryeministri Zaev falënderoi kryetarin Sharec dhe Slloveninë për përkrahjen dhe deklaroi se pas 14 viteve si vend kandidat është koha që vendi ynë të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE si dhe se është se është i vetëdijshëm se ky proces do të zgjasë me vite.

Zaev më herët mbajti edhe ligjërim në Institutin për studime ballkanike dhe për Lindjen e Afërt në Lubjanë. Ai tha se partitë politike të Maqedonisë dhe mbi 75 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut përkrahin anëtarësimin në BE.

Zaev, gjithashtu shprehu se shpreson se Maqedonia e Veriut që nga ky vit të bëhet anëtar i 30-të i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat