Dimitrov: Presim raport pozitiv nga KE dhe vendim për bisedime deri në fund të vitit

Maqedonia

Dimitrov: Presim raport pozitiv nga KE dhe vendim për bisedime deri në fund të vitit

Më: 28 maj 2019 Në ora: 21:03
Nikolla Dimitrov

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot në mbledhjen ministrore të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bratislavë ka theksuar se ditën e nesërme presim raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe vendim politik për hapjen e bisedimeve deri në fund vitit.

“Nesër presim raport pozitiv nga Komisioni Evropian që realisht do të jetë pasqyra që Maqedonia e Veriut arriti ta arrijë gjatë periudhës së kaluar. Si në ashtu, përmes avancimit në fushat kyçe dhe në proceset demokratike, ashtu edhe jashtë përmes marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë. Më pastaj presim vendim politik për hapjen e bisedimeve deri në fund të vitit. Kjo s’do të thotë se presim dhe jemi të gatshëm të jemi anëtar që sot. Por jo do të thotë hapje në fazën e ardhshme; fillim të një etape të re të rrugës tonë evropiane që nënkupton se do të jetë e gjatë dhe që kërkon shumë punë”, ka thënë Dimitrov.

Në mbledhjen ministrore të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor është riafirmuar përkushtueshmëria e Grupit të Vishegradit për përkrahjen e mëtutjeshme të integrimit euroatlantik të vendeve të rajonit dhe bashkërisht është konstatuar nevoja që Bashkimi Evropian ta njohë përparimin që rajoni e ka bërë posaçërisht Maqedonia e Veriut.

Takimi i sivjetshëm në Bratislavë u zhvillua në kuadër të presidencës sllovake me Grupin e Vishegradit ku temë qendrore ishte avancimi i procesit reformator dhe euro-integrues të vendeve të Ballkanit perëndimor dhe mësimet e nxjerra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat