Maqedoni, ndihma sociale do të ndalet nëse dy persona nga familja dy herë refuzojnë punën

Maqedonia

Maqedoni, ndihma sociale do të ndalet nëse dy persona nga familja dy herë refuzojnë punën

Më: 28 maj 2019 Në ora: 22:13
Mila Carovska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dje sqaroi reformën e re sociale dhe masat që dalin prej saj.

Spekulimet dolën në publikimet dolën opinion se ndihma sociale do të ndalet nëse personi refuzon dy herë refuzon punën nuk janë të sakta.

E drejta e ndihmës sociale do të ndalohet nëse dy persona të aftë për punë nga familja dy herë radhazi refuzojnë punën.

“Nga familja do të zgjidhet një person që do të përgatitet për tregun e punës. Personit do t’i jepet trajnime, kualifikime dhe do të përgatitet për tregun e punës. Më pastaj do t’i ofrohet punë. Nëse e para refuzohet, do t’i ofrohet puna e dytë. Nëse dy herë refuzon, atëherë shkojmë te personi i dytë në familje, për shembull kalojmë te nëna dhe e përgatisim për tregun e punës, me trajnime. Nëse personi i dytë refuzon të punoj, atëherë do të mendojë çfarë me fëmijët e asaj familje, dhe do të kalohet në ndaljen e ndihmës sociale. Do të thotë katër përpjekje për përfshirje në tregun e punës, para se të kalohet në ndalimin e ndihmës sociale”, sqaroi ministrja Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat