VMRO-DPMNE: Për mandatin e Gruevskit të votohet sipas Kushtetutës

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Për mandatin e Gruevskit të votohet sipas Kushtetutës

Më: 29 maj 2019 Në ora: 09:19
VMRO-DPMNE

Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një deklarate, u bëri thirrje deputetëve të saj, për rastin me deputetin të tyre dhe ish-kryetarin, Nikolla Gruevski të votojnë në mënyrën ashtu si e është përcaktuar me Kushtetutë dhe ligje.

“VMRO-DPMNE vazhdon të qëndrojë në parimet, ndershmërinë, sinqeritet dhe zbatimin konsekuent të ligjeve dhe të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, pavarësisht nga përkatësia politike, shoqërore ose ndonjë përkatësie tjetër, ndryshe nga ato të që janë kundër parimor, krimit, padrejtësisë dhe ndryshimeve selektive të ligjeve dhe Kushtetutës nga qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaev”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së pas mbarimit të seancës së Komitetit Ekzekutiv.

Nga VMRO-DPMNE bëjnë thirrje dhe për të inkurajuar deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedoonisë që të veprojnë në mënyrë joselektimit do të respektojë Ligjet dhe Kushtetutën, në rastin e deputetit Nikolla Gruevski.

“Nëse janë përmbushur kushtet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën për ndërprerjen e mandatit të Nikolla Gruevskit atëherë bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë deputetët që të veprojnë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat