Seanca të reja për rastet e PSP-së “Tortura” dhe “Titanik”

Maqedonia

Seanca të reja për rastet e PSP-së “Tortura” dhe “Titanik”

Më: 29 maj 2019 Në ora: 09:39
Seanca të reja

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për rastet e PSP-së “Tortura” dhe “Titanik”.

Rasti i PSP-së “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e Ljube Boshkovskit në vitin 2011 dhe rasti është në procedurë të dëshmive.

Për këtë rast të akuzuar janë Sasho Mijallkov dhe disa pjesëtarë të “Alfave”.

Rasti i PSP-së “Titanik” është në procedurë të publikimit të dëshmive materiale. Bëhet fjalë për 5.900 dëshmi materiale.

Në rastin “Titanik” akuzohen Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Gordana Jankullovska, Ilija Dimovski, Edmond Temellko dhe disa persona tjerë. Ata akuzohen për parregullsi zgjedhore, kufizimin e të drejtës për votim, blerje të votave, shkatërrim të materialeve zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat