Komisioni Kuvendor votoi për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit

Maqedonia

Komisioni Kuvendor votoi për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:22
Nikolla Gruevski

Sot në Komisionin Kuvendor u votua për marrjen e  mandatit të deputetit ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Në Komisioni ishin të pranishëm pjesa më e madhe e anëtarëve, ndërsa seanca u udhëheq nga nënkryetarja Snezhana Kalesa Vançeva.

Anëtarë e Komisionit me 5 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur i propozuan Kuvendit që t’i merret mandati i deputetit Nikolla Greuvskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat