Trembëdhjetë aksidente dje në Shkup, shtatë persona të lënduar

Maqedonia

Trembëdhjetë aksidente dje në Shkup, shtatë persona të lënduar

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:21
Policia

Trembëdhjetë aksidente kanën ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rrethinën e Shkupit, ndërsa nga këto aksidente shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Siç deklarojnë nga MPB në tetë aksidentet janë shënuar dëme materiale.

Nga komunikacioni janë ç’kyçur 12 vetura të cilat nuk kanë qenë teknikisht në rregull, ndërsa për parkim jo të rregullt “merimanga” ka larguar 68 vetura.

Janë dënuar edhe tre shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, 18 shoferë janë dënuar se kanë folur në telefon gjatë drejtimit të veturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat