Prononcimet e krerëve shtetëror pas pranimit të Raportit të progresit

Maqedonia

Prononcimet e krerëve shtetëror pas pranimit të Raportit të progresit

Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:59
Pamje nga konferenca

Pas pranimit të Raportit të progresit nga ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar,  krerët shtetërorë kanë dhënë prononcimet e tyre në lidhje me këtë raport.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski  tha se Raporti pasqyron situatën reale në vend. Ai theksoi se pas këtij vlerësimi nga   ana e KE-së, pret që Këshilli ti valorizojë përpjekjet e vendit dhe në qershor të japë datë për fillim të negociatave për anëtarësim të vendit në BE. Pendarovski theksoi se çdo shtyrje e datës do të jetë demotivim për shoqërinë.

“Më lejoni ta shpreh kënaqësinë time për përmbajtjen e raporit. Raporti pasqyron situatën reale në vend. BE-ja diti të njohë progresin. Maqedonia e Veriut ka bërë përparime si në planin e jashtëm ashtu edhe në planin e brendshëm, si president pres që Këshilli ti valorizojë përpjekjet e Maqedonisë dhe në qershor të japë datë për fillim të negociatave. Çdo shtyrje shtesë do të jetë demotivim për shoqërinë tonë dhe do të komplikojë procesin. Pres dhe kërkoj nga të gjithë aktorët relevant të vend ta njohin rëndësinë e momentin dhe të japin kontributin e tyre. Këtë herë veçanërisht me jep kënaqësi fakti që raporti u dorëzohet njëherazi në një vend presidentit kryeministrit kryeparlamentarit dhe liderëve politik”-tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi duke falënderuar qytetarët e vendit për durimin dhe mbështetjen, tha se vendi ka përmbushur  pritshmëritë dhe se pret që në qershor të fillojnë negociatat për anëtarësim të vendit në BE.

“Është kënaqësi që sot të jem pjesë e këtij momenti të pranimit të raportit të Komisionit Evropian për përmbushjen e rekomandimeve që ka dhënë vitin e kaluar. Kemi përmbushur pritshmëritë që të realizojmë atë që është ëndërr e secilit prej nesh me shpresën se ky raport do të përmbyllet me vendimin e vendeve anëtare për fillimin e negociatave. Me këtë edhe njëherë do të tregohet se BE-ja mbetet në përcaktimin për zgjerim”-theksoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev tha se rekomandimi pozitiv i dhjeti me radhë për vendin, paraqet raportin më pozitiv që prej kur vendi është kandidat për anëtarësim në BE.

“Sot jemi krenarë edhe për një sukses tjetër të vendit tonë. Morëm raportin më pozitiv që kur u bëmë kandidate. Për këtë meritojmë të festojmë dhe ti urojmë të gjithë qeverinë kuvendin partitë politike qytetarët. Me kujdes i pranojmë edhe të gjithë vërejtjet. Maqedonia e Veriut vazhdon me reformat Sot jemi të gatshëm edhe politikisht edhe institucionalisht edhe si shoqëri. Kemi kompletuar ekipin për negociata dhe jemi të përgatitur për fillimin e negociatave. Është radha e evropës që të vendosë për fillimin e negociatave”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Ndryshe, Komisioni Evropian ka publikuar raportin e progresit me rekomandimin për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Se a do të ketë datë për negociatat do të varet nga samiti i këshillit të ministrave muajin e ardhshëm në Bruksel. Raporti i KE-së është pa kushte dhe ndër më të mirit që ka marrë Maqedonia deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat