Zaev: Në hap është Evropa të japë vendim në bazë të meritave tona

Maqedonia

Zaev: Në hap është Evropa të japë vendim në bazë të meritave tona

Më: 29 maj 2019 Në ora: 20:30
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev pas dorëzimit të raportit të KE-së nga euroambasadori Samul Zhbogar deklaroi se sot kemi marrë raportin më pozitiv deri më tani prej kur jemi shtet kandidati për anëtarësim dhe se të gjithë duhet të jemi krenarë për suksesin e madh të vendit tonë.

Ai tha se për rekomandimin e pastër të BE-së meritojë janë të gjithë, duke përfshirë Qeverinë, Kuvendit dhe të gjithë partitë politike dhe grupet kuvendarë që mbështetën reformat kushtetuese, shoqërinë dhe qytetarët.

“Kemi punuar shumë dhe kemi rezultate. Me kënaqësi i kemi pritur të gjitha vlerësimet pozitive që dominojnë në raport, por edhe me vëmendje i kemi pranuar të gjitha vërejtjet që do të ndihmojnë të jemi akoma më të mirë dhe më të suksesshëm”, tha Zaev.

Zaev përkujtoi se deklarata e eurokomisarit  Johahnes Hahn, i cili tha se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon me progresin reformues dhe paraqet shembull të shkëlqyer për vendet tjera në rajon, por edhe për fuqinë e tërheqjes.

Theksoi se konkluzioni nga qershori i vitit të kaluar ka qenë nxitje e fuqishme për të gjithë në vend që ta bëjnë punën e tyre.

“I madh ka qenë inkurajimi për ne politikanët dhe për qytetarët kur morën mirënjohje për vendimet e mëdha historike që i kemi marrë. Për reformat e realizuara dhe për rolin e madh që vendi ynë e ka dhe do të vazhdojë ta ketë për promovim të miqësisë dhe bashkëpunimit në rajon”, tha Zaev.

Vitin e kaluar, morëm detyrë shtëpie dhe na është thënë rekomandoni ju që të rekomandojmë dhe ne.

Porositi se i kem i plotësuar detyrat tona nga e para deri te e fundit dhe se tërësisht jemi të gatshëm të fillim të bisedimeve.

“Tani në radhë janë shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së. Në hap është Evropa të rekomandojë vendim që do të na sjellë në bazë të meritave tona. Rekomandimi ka qëndrim të qartë për fillimin e procesit të bisedimeve, i cili është edhe në interes të BE-së, për rolin e BE si lojtar global për politikën e saj të jashtme dhe për perspektivat e ardhshme të këtij rajoni. Hapja e bisedimeve për aderim në BE është garancia e vetme për mbajtje të stabilitetit vendor dhe për mbajtje të impulsit reformues në Maqedoninë e Veriut me efekte pozitive për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, potencoi Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat