Bullgaria pret bisedime me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

Bullgaria pret bisedime me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 23:45
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë e përshëndet publikimin e Paketës për zgjerim të KE-së për vitin 2019 dhe njofton se tashmë janë vërtetuar parimet e politikës së zgjerimit, parimit të meritave dhe fokusi në sundimin e së drejtës dhe liritë themelore.

MPJ e Bullgarisë në njoftim thotë se zgjerimi i BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor mbetet një ndër prioritetet për Bullgarinë dhe se duhet të vazhdojë të ketë vend të rëndësishëm në agjendën evropiane. Theksohet se marrëdhëniet e mire fqinjësore, bashkëpunimi rajonal, sundimi i së drejtës janë kritere të rëndësisë së madhe.

Nga MPJ përshëndetin rekomandimet për fillim të bisedimeve me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Shqipërinë.

MPJ e Bullgarisë thekson se me vëmendje duhet të analizohen raportet dhe rekomandimet e KE-së me qëllim të vlerësohet kredibiliteti i tyre dhe objektiviteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat