Dimitrov: Bashkimi Evropian të mbajë fjalën e dhënë nga viti i kaluar

Maqedonia

Dimitrov: Bashkimi Evropian të mbajë fjalën e dhënë nga viti i kaluar

Më: 30 maj 2019 Në ora: 10:00
Nikolla Dimitrov

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në emisionin “24 analiza” tha se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin dhe të caktojë datë për bisedime për vendin.

“Nuk do kisha dashur që të mbahet atmosfera, kontesti, besueshmëria. Ato ishin fjalë, jo të tonat, ato nuk ishin premtime të Maqedonisë, ato ishin premtime të Komisionit Evropian për të gjithë 27-29 vendet anëtare”, tha Dimitrov.

Ai tha se duhet të fokusohemi që negociatat të fillojnë këtë vit.

“Duhet të insistojmë që sa më shpejtë të miratohet ai vendim, sepse çdo vonesë sjell rreziqe. Bota dhe Evropa janë mjaft të paparashikueshme dhe për këtë arsye ne kemi një interes, Bashkimi Evropian të mbajë fjalën e vet nga viti i kaluar”, tha Dimitrov./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat