Hahn: Jam i sigurt se BE do të miratojë fillim të negociatave para verës

Maqedonia

Hahn: Jam i sigurt se BE do të miratojë fillim të negociatave para verës

Më: 30 maj 2019 Në ora: 10:26
Johannes Hahn

Eurokomisari Johanes Han në intervistën për MIA ka shprehur bindje të fuqishme se vendet anëtare të BE-së para verës do të miratojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe e përshëndet progresin “mbresëlënës” reformues në vend, njofton korrespondentja e MIA-s në Bruksel.

Han ka thënë se vendi është i gatshëm të fillojë bisedimet, pas rezultateve me arritjen historike të marrëveshjes me Greqinë dhe marrëveshjes për fqinjësi me Bullgarinë, me çka dëshmoi se edhe kontestet më të gjata në rajon mund të zgjidhen.

Han vlerëson se procesi aderues nuk është rrugë njëkahëshe, por ndërtohet me përgjegjësi nga dy anët.

“Nëse vendet si Maqedonia e Veriut i përmbushin kushtet e vështira, me sakrificë për popullatën dhe rrezik të lartë politik dhe personal nga ana e qeverisë, ajo do të duhet të njihet me atë që vendi do të ecë përpara drejt BE-së. Nëse vendet tona partnere përmbushin, shtetet tona anëtare patjetër poashtu të përmbushin”, thotë Han.

A është Maqedonia e Veriut e përgatitur të fillojë negociata me BE?

-Absolutisht. Maqedonia e Veriut jo vetëm që reflektoi për agjendën e saj reformuese, veçmas në sferat e theksuara nga Këshilli në qershor 2018, por arriti edhe marrëveshje historike me Greqinë, duke treguar se bile edhe kontestet më të gjata mund të zgjidhen në Ballkanin Perëndimor me liderizëm politik dhe përkushtim në shërbim të interesave të vendit dhe qytetarëve. Me marrëveshjen e Prespës dhe marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut u bë shembull i shkëlqyeshëm për pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore për gjithë rajonin, këto janë kërkesa të rëndësishme të cilat janë në zemrën e strategjisë sonë për Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat