Roth: BE duhet të përmbush premtimin e dhënë për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Roth: BE duhet të përmbush premtimin e dhënë për Maqedoninë e Veriut

Më: 30 maj 2019 Në ora: 10:40
Michael Roth

Bashkimi Evropian duhet të përmbush premtimet e dhëna ndaj Ballkanit Perëndimor,tha ministri për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, në lidhje me vlerësimin e KE-së se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë përmbushur kushtet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri është bërë përparim i dukshëm. Tani radhën e ka BE që të rekomandojë. Ne duhet të mbaj fjalën dhe duhet t’i përmbushim premtimet tona”, shkruan Roth në artikullin për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Edhe eurodeputeti nga CDU-ja gjermane, Elmar Brok dje për AIM tha se bisedimet për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë. Brok pranoi se vendimin të cilën duhet ta marrin vendet e BE-së mund të vazhdohet për disa muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat