VMRO-DPMNE për raportin e KE-së: Derisa Zaev është kryeministër, nuk ka datë për bisedime me BE-në

Maqedonia

VMRO-DPMNE për raportin e KE-së: Derisa Zaev është kryeministër, nuk ka datë për bisedime me BE-në

Më: 30 maj 2019 Në ora: 11:34
VMRO-DPMNE

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se LSDM përsëri gënjeu, datë për bisedime me BE-në edhe këtë vit nuk ka.

“LSDM tani edhe me ndryshimin e emrit të shtetit nuk do të fillojë bisedimet për shkak se nuk ka reforma. Zaev duhet ta dijë se në BE nuk shkohet me partizimin e administratës dhe nepotizëm me përmasa të mëdha. Derisa Zaev është kryeministër, Maqedonia nuk do të merr datë për bisedime me BE-në”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Nga atje thonë se në BE nuk shkohet me “shkatërrim të shëndetësisë dhe arsim të keq, me borxh publik e cila për një vit u rrit për gjysmë miliardë euro, me tender kriminel në katër sy të cilët i fitojnë të dëgjuarit e partisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat