Veç nëntë gjinekologë kujdesen për shëndetin e 80 mijë grave nga Tetova

Maqedonia

Veç nëntë gjinekologë kujdesen për shëndetin e 80 mijë grave nga Tetova

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Në ordinancën gjinekologjike të dr. Vesna Serafimoska disa gra me padurim presin që të vijnë në radhë për kontrollim ose konsultim me mjekun. Edhe pse thuajse është fundi i orarit të punës, rrëmujat e këtilla përpara ordinancës thuajse janë të përditshme, po jo vetëm dr. Vesna, por edhe te të gjitha ordinancat tjera gjinekologjike në rajonin e Tetovës, shkruan SDK.

“Mund të them se gjendja tani deri diku është edhe më mirë për dallim prej një kohë të caktuar, kur nuk kemi mundur të ngremë kokën nga numri i madh i pacientëve që kanë ardhur për kontrolle. Ishte gjendje e rregullt në ordinancën time që të kem edhe nga 70 kontrolle në ditë. Ajo ishte me të vërtetë rëndë për t’u mbajtur. Por, pasi Ministria vendosi që mbrojtja shëndetësore sekondare të mundet të pranojë pacientë si raste urgjente, trysnia pak lëshoi.

Tani punojmë në kushte pak më të mirë, por ja prapë ndodh, si sot, të kemi numër të madh të pacientëve, kështu që patjetër të mbetem në punë edhe pas orarit të punës. Në ordinancën time kam të regjistruar rreth 6.000 pacientë, edhe pse pagesa vlen vetëm për 3.5000. Kjo, nga ana tjetër, na krijon harxhime shtesë në punë, por, megjithatë, për ne është me rëndësi që të japim mbrojtje kualitative shëndetësore për të gjithë gratë që do ta kërkojnë prej nesh”, thotë dr. Vesna Serafimoska, gjinekolog amë në Tetovë.

Edhe pse nuk ka të dhëna precize demografike, sipas disa vlerësimeve, në rajonin e Tetovës, bashkë me komunat rurale jetojnë mes 70.000 – 80.000 gra. Mbrojtja e tyre shëndetësore është në duar të vetëm nëntë gjinekologëve amë.

“Tani Tetova ka vetëm pesë gjinekologë amë dhe katër që punojnë në komunat rurale. Një periudhë ka ekzistuar moratorium të specializantëve për gjinekologji dhe ajo tani pasqyrohet shumë në madhësinë e punës sonë. Ajo përsëri është vendosur, kështu që ka 4-5 mjekë të rinj nga Tetova që janë specializantë dhe shpresoj se disa prej tyre do të bëhen edhe gjinekologë amë”, shton Serafimovska.

Gjendja me mjekët amë është diçka më mirë, por edhe pse ka rreth 150, këtu fillon të ndjehet mungesa e kuadrit profesional dhe personelit mjekësor. Dr. Bekim Ismaili, specialist për mjekësi familjare dhe përfaqësues i mjekëve amë nga Tetova në Odën e Mjekëve, thotë se ikja masive e mjekëve të rinj jashtë vendit së shpejti edhe në Tetovë mund të krijojë probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat