Zaev thotë se ndajnë besim të madh me Ahmetin

Maqedonia

Zaev thotë se ndajnë besim të madh me Ahmetin

Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:42
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari LSDM-së në pushtet, Zoran Zaev ka folur për marrëdhëniet me BDI-në dhe kryetarin Ali Ahmeti.

“Jemi të vetëdijshëm se kemi kuadro të dobëta dhe për këtë kemi folur për ndryshime eventuale që do të ndodhin në periudhën vijuese. Qytetarët shënjestrojnë gabime në radhët tona dhe BDI-së, dhe për këtë ne duam të bëjmë ndryshime. Ne kemi besim të ndërsjellë dhe ndryshimet do t’i bëjmë për më mirë, ka thënë sot Zaev.

Zaev ka komentuar edhe “bombat” që plasohen në rrjetet sociale, duke thënë se për këtë ka ligj të posaçëm, edhe pse ende nuk ka informacione për përmbajtjen e tyre apo edhe a përmbajnë materiale për kundërvajtje.

Për shkarkimin e Valon Belës Zaev sot ka thënë “Ai e ka ditur se do të shkarkohet dhe për këtë ka filluar rrugëtimin e tij në atë mënyrë deri sa është shkarkuar nga Filipçe. Pretendimet për krim ose veprimtari kriminale duhet t’i hetojnë organet hetuese” ka përfunduar Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat