Fillohet shënimi i vijave të bardha në qytetin e Tetovës

Maqedonia

Fillohet shënimi i vijave të bardha në qytetin e Tetovës

Më: 30 maj 2019 Në ora: 14:01

Pas publikimit të lajmit në televizionin Alsat për mungesën e sinjalizimit horizontal në rrugët e Tetovës, me theks të veçantë mungesën e zebrave për këmbësorët, Sektori për veprimtari publike i komunës së Tetovës, ka filluar me aplikimin e vijave të bardha nëpër rrugë.

Edhe pse pikat më kritike janë bulevardi Iliria dhe hyrjet e shkollave, megjithatë, nga sektori, fillimisht kanë nisur shenjëzimin horizontal, në rrugën në pjesën e poshtme të qytetit.

“Ndërkohë në pikat më kritike të qytetit, siç janë shkollat fillore, ende nuk ka filluar të bëhet shenjëzimi horizontal siç u premtua, që do të jenë me ngjyrë të bardhë të plastifikuar, e cila do ndikojë të vozitësit që të vozisin më ngadalë”.

Ndërkohë, për banorët ka filluar të duket normale mungesa e vijave të bardha, sepse, siç thonë banorët, gjithnjë kanë munguar.

“Po mungojnë dhe gjithnjë kanë munguar, qoftë në rrugë kryesore qoftë kalimet për fëmijët. Po jemi mësuar pa vija më”.

“Kryesisht kaloj në zebra, por mungojnë”.

Interesant është fakti se, edhe pse disa vija të bardha dhe zebra janë vendosur vetëm një ditë më parë, siç mund ta shihni, të njëjtat janë zbehur tepër, gjë kjo që, ndodh gjithnjë, si pasojë e ngjyrës jo kualitative që vendoset në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat