Ivan Stoillkoviq nuk do të votojë për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit

Maqedonia

Ivan Stoillkoviq nuk do të votojë për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 14:16
Ivan Stoillkoviq

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, Ivan Stoillkoviq nëpërmes rrjetit social Facebook tha se ai nuk do të votojë për marrjen e mandatit të deputeti Nikolla Gruevskit.

“Gjithmonë dhe gjithkund ka qenë dhe do të jetë, që njerëzit e vegjë të ngrihen mbi trupat e viktimave të rënë nga larja e hesapeve në mes të mëdhenjve. Unë nuk do të jem në mesin e tyre, edhe sikur të jem i vetëm në rrethojat e së vërtetës. Kush kupton do ta kuptoj”, shkruan Stoillkoviq.

Në Kuvend seanca për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit do të zhvillohet javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat