Pendarovski në takim me Thimonire: Presim mbështetjen e Francës për fillimin e negociatave me BE-në

Maqedonia

Pendarovski në takim me Thimonire: Presim mbështetjen e Francës për fillimin e negociatave me BE-në

Më: 30 maj 2019 Në ora: 14:34
Stevo Pendarovski dhe Christian Thimonier

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot realizoi takim me ambasadorin e Francës, Christian Thimonier.

Presidenti Pendarovski u shpreh i kënaqur nga zhvillimi i bashkëpunimit në mes të dyja vendeve, me çka karakterizohen me miqësi dhe besim të ndërsjellë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Francës sheh vetëm miq dhe aleat në zbatimin e qëllimeve strategjike”, tha Pendarovski.

Presidenti tha se për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në pret edhe ndihmën e Republikës së Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat