Civil kërkon ndërprerjen e privilegjeve të funksionarëve në Maqedoni

Maqedonia

Civil kërkon ndërprerjen e privilegjeve të funksionarëve në Maqedoni

Më: 30 maj 2019 Në ora: 15:40
Civil

Civili do ti dorëzojë kërkesat për ndërprerjen e privilegjeve të funksionarëve, të publikuara edhe në kumtesën më 14 maj, në Kuvendin e RMV, nesër ( e premte) në pesë minuta para orës 12. Me këtë rast, përfaqësues të Civilit do të jenë në dispozicion për mediat dhe qytetaret dhe qytetarët e interesuar për deklarata në këtë, ose tjera tema, në afërsi të hyrjes zyrtare në Kuvend.

Njëkohësisht, Civili edhe një herë u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të kyçen në mënyrë aktive në kontrollin e shpenzimit të parave publike dhe praktikimin e pushtetit në nivel lokal dhe nacional. Kjo nënkupton se janë të mirëseardhura edhe idetë për ndryshimin e rregulloreve ligjore t cilat nuk janë në pajtim me interesat e qytetareve dhe qytetarëve. Të gjitha kanalet e organizatës për komunikim, janë në dispozicion.

“CIVIL -Qendra për Liri kërkon nga pushteti ligjvënës dhe ekzekutiv tu japin fund privilegjeve dhe shpenzimeve të tepërta të cilat i gëzojnë funksionarët. Duke filluar nga presidentët e kaluar, dhe duke mbaruar me drejtuesit e agjencive shtetërore dhe institucioneve tjera, të gjitha privilegjet duhet të ndërpriten, gjegjësisht, të reduktohen deri në nivelin e pranueshmërisë për një shtet të varfër që deklarohet si shtet social, sipas Kushtetutës”, thuhet në deklaratën e Civil.

Nga atje thonë se është e pakuptimtë të shpenzohen shuma të mëdha parash për privilegje të përjetshme të presidentëve të kaluar të shtetit, pavarësisht nëse ata e kanë kryer funksionin e tyre si duhet ose kanë qenë kriminelë. Thjeshtë, nuk ka asnjë arsye logjike ata përjetë të jetojnë në luks, në llogari të qytetarëve të varfër të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Nëse pushteti nuk fillon me procedurë urgjente për korrigjimin e rregulloreve ligjore sipas të cilave shpenzohen shuma marramendëse për privilegje të funksionarëve, qytetaret dhe qytetarët duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për protestë”, thonë nga Civil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat