Apeli refuzon paditë e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit kundrejt Bogoevskit

Maqedonia

Apeli refuzon paditë e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit kundrejt Bogoevskit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:50
Ilustrim

Gjykata e Apelit për së dyti herë i ka refuzuar paditë e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkëpartiakut të tij, Musa Xhaferi, për shpifje kundër ish-spiunit, Slobodan Bogoevski, i cili para gjykatës amerikane ka dëshmuar se ata janë, dy nga tre funksionarët e lartë të cilët kanë marrë mito nga dy milionë e gjysmë euro për secilin nga ata, për tu vonuar sjellja e kompanisë së tretë e celularëve në tregun maqedonas.

Në aktvendimin që u publikua sot nga gjykata e Apelit, theksohet se paditësit Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi nuk kanë të drejtë të kërkojnë shpërblime materiale. Ky këshill i gjykatësve anonim, të cilët kanë refuzuar ti tregojnë emrat e tyre, kanë vendosur për së dyti herë edhe atë pas ankesës së Bogoevskit.

Bogoevski, i cili ishte dëshmitarë kyç në procesin e gjykatës së Nju Jorkut, nga fillimi ka theksuar se padia e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit kundrejt tij për shpifje është e pabazë, sepse të akuzuarit kanë pranuar fajësinë se kanë paguar politikanë nga Maqedonia dhe të njëjtët janë gjobitur me gjobë materiale.

PSP ka hapur procedurë para-hetimore për Ali Ahmetin, Buçkovskin dhe Xhaferin dhe ky rast pritet të merr epilog pasi që të zgjidhet statusi i PSP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat