Gruevski mund të kthehet në Maqedoni, Gjykata e Apelit ia heq dënimin me burg

Maqedonia

Gruevski mund të kthehet në Maqedoni, Gjykata e Apelit ia heq dënimin me burg

Më: 30 maj 2019 Në ora: 21:03
Nikolla Gruevski

Gjykata e Apelit pas ankesës së dorëzuar, e ka ndërpre dënimin me burg për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, i shqiptuar për rastet “TNT”, respektivisht për rrënimin e objektit “Kosmos”. Këtë e bëri të ditur prokurori i PSP-së, Burim Rrustemi, i cili nga këshilli gjyqësor kërkoi që Gruevskit sërish t’i caktohet paraburgim.

“Kërkojmë që sërish Gruevskit t’i caktohet paraburgim, sipas nenit 165, alinea 1, pika 1, nga Ligji për procedurë penale, sepse ai veçmë njëherë është arratisur, prandaj ekziston rrezik që të njëjtën gjë ta bëjë sërish në të ardhmen”, deklaroi prokurori Rrustemi.

Avokati Mehmed Seferi, i cili i është caktuar Gruevskit si mbrojtës në bazë të detyrës zyrtare, shkurtimisht tha se mbetet në ankesën paraprake.

Në seancën e sotme për “TNT” merren në pyetje dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja. Ekspertet juridik thone se Gruevski pas ketij vendimi mund te kthehet ne Maqedoni, pa pasur rrezik te arrestohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat