Maqedoni, prej nesër “cash” mund të paguani vetëm deri në 500 euro

Maqedonia

Maqedoni, prej nesër “cash” mund të paguani vetëm deri në 500 euro

Më: 31 maj 2019 Në ora: 09:43
Para

Nga nesër (1 qershor) hyn në fuqi dispozita e re e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe terrorizmit financiar, me çka shuma maksimale ku mund të paguhet në para do të jetë 500 euro ndërsa deri tani ka qenë 100 euro.

Që nga fillimi i vitit pagesa e lejuar në para ishte deri në 1.000 euro, ndërsa më herët, nga qershori i vitit 2018, ishte e lejuar deri në 2.000 euro.

Nga Ministria e Financave thonë se dispozita ka për qëllim t’i detyrojë qytetarët të përdorin kartelat bankare dhe të paguajnë nëpërmjet bankës me qëllim që të parandalohet larja e parave dhe ekonomia e zezë.

Nga Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut kritikojnë se kjo masë është shumë kufizuese, duke theksuar shembujt e vendeve evropiane, ku kufizimi është disa mijëra euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat