Tetë aksidente në Shkup brenda një nate, një person e ka humbur jetën

Maqedonia

Tetë aksidente në Shkup brenda një nate, një person e ka humbur jetën

Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një person e ka humbur jetën, ndërsa gjashtë kanë marrë lëndime trupore në tetë aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në tre aksidente trafiku është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të MPB-së, policia ka përjashtuar nga komunikacioni 13 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe dy fillestarë.

Policia nga komunikacioni ka përjashtuar 14 automjete të pa regjistruara teknikisht. Janë evidentuar edhe 68 shoferë për parkim jo të drejtë , ndërsa me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë larguar 57 automjete.

Janë dënuar edhe 14 këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimeve për këmbësorë, dy shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe, dy shoferë të cilët nuk u kanë dhënë të drejtë kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, dy për tejkalim jo të drejtë, dy për mosmbajtjen e rripit të sigurimit dhe shtatë për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat