Rritje prej 7,9 për qind të prodhimtarisë industriale në Maqedoni për katër muajt e parë

Maqedonia

Rritje prej 7,9 për qind të prodhimtarisë industriale në Maqedoni për katër muajt e parë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:49
Prodhimtaria industriale

Prodhimtaria industriale në prill të këtij viti është rritur për 5,5 për qind në krahasim me prillin e vitit të kaluar, ndërsa në katër muajt e parë të këtij viti rritja arrin 7,9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Prodhimtaria industriale në sektorin Minierë dhe nxjerrje e gurëve në prill të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar shënon rritje prej 3,5 përqindëve, në Industrinë përpunuese rritje prej 4,5, ndërsa në sektorin Furnizim me energjinë elektrike, gazin, avullin dje klimatizimin rritje prej 18,6 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikë, rritja në sektorin Industri përpunuese është rezultat, para se gjithash në rritjen e prodhimtarisë në sektorët Prodhim i pijeve, Prodhim i tekstilit, Prodhim i kimikateve dhe Prodhimeve kimike, Prodhim i produkteve bazore farmaceutike dhe preparateve farmaceutike, Prodhim i metalit, Prodhim i pajisjes elektrike, Prodhim i makinave dhe pajisjeve, të papërmendura në vend tjetër dhe Prodhim i mobiljeve.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në prill në krahasim me prillin e vitit të kaluar shënon rritje tek energjia për 3,7, Prodhime kapitale për 2,4, Prodhime të përhershme për konsum të gjerë për 0,4 dhe Produkte jo të përhershme për konsum të gjerë për 5,6 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat