VMRO: Pushteti i LSDM-së është më i paafti në historinë e vendit

Maqedonia

VMRO: Pushteti i LSDM-së është më i paafti në historinë e vendit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:06
VMRO-DPMNE

“Pushteti kriminel i LSDM-së dhe Zoran Zaev dëshmoi se është më i paafti në historinë e Republikës së Maqedonisë. Puna e qeverisë është shënuar vetëm me mossuksese, rënie dhe ekonomi të shkatërruar. Realizimi katastrofal i investimeve kapitale vazhdon edhe më tutje të jetë në vazhdën e mossukseseve të pushtetit. LSDM-ja e paaftë në 4 muajt e parë të vitit 2019 ka realizuar vetëm 9,83% të investimeve kapitale të cilat vetë i kanë planifikuar”, thuhet në njoftimin e VMRO-së.

Nga kjo parti vlerësojnë se më e tmerrshme është ajo që investimet kapitale për periudhë të njëjtë të vitit të kaluar ishin vetëm 10,96%, ndërsa viti 2018 ishte viti më i keq në 10 vitet e fundit.

“Kjo na flet se këtë vit pushteti nuk do të realizojë as 30% të investimeve kapitale dhe se viti 2019 do të jetë viti më i keq në historinë e shtetit. Ekonomia e preku fundin dhe nuk realizohen kurrfarë projekte infrastrukturore. Borxhi publike e tejkaloi kufirin psikologjik prej 5 miliardë eurove, ndërsa qytetarët nuk panë kurrfarë benefite nga detyrimet e çdoditshme”, thuhet në njoftim.

VMRO-ja përkujton Qeverinë aktuale se nuk ka shkolla të reja dhe shtëpi studentësh, nuk ka spitale të reja, ndërkaq edhe ata që janë po shkatërrohen, nuk ka kurrfarë investime në ndërtimtari.

“Derisa Zaev fotografohet në fqinjësi në hapje të autostradave të reja, këtu nuk është i aftë t’i lëshojë në përdorim tashmë të ndërtuarat, ndërsa qytetarët ende i presin edhe 600 kilometrat e premtuara rrugë të reja. Paratë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në vend se për projekte të reja LSDM i shfrytëzoi për ndarje të tenderëve dhe përhapje të bizneseve të funksionarëve të pushtetit. Funksionarët bëhen gjithnjë e më të pasur, ndërsa qytetarët janë më të varfër dhe tashmë mbi 500.000 qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga partia e Mickoskit akuzojnë LSDM për katastrofë ekonomike.

“LSDM dëshmoi se nuk mund të sjellë standard më të mirë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Maqedonia meriton më shumë. Maqedonia meriton drejtësi dhe punë e cila do të sjellë standarde dhe suksese për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat