Për gjashtë vite 3.736 maturantë më pak në Maqedoni

Maqedonia

Për gjashtë vite 3.736 maturantë më pak në Maqedoni

Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:49
Matura

Këtë vit për provimin e maturës janë paraqitur gjithësejt 15.533 nxënës maturantë, nga i gjithë territori i vendit.

Ky numër është për 3736 maturantë më pak në krahasim prej vitit 2013 kur numri i maturantëve ishte 19.289.

Nga maturantët e paraqitur, 7692 janë të shkollimit të gjimnazit, 7604 janë nga shkollimi profesional dhe 257 janë nga shkollat e artit.

10386 maturantë të paraqitur kanë mësuar në gjuhën maqedone, 4566 në gjuhën shqipe, 327 në gjuhën turke.

Oraret e provimeve të maturës janë:
-11 qershor: fizikë, kimi, biologji, biznes, histori, filozofi, sociologji dhe estetikë.
-13 qershor: matematikë

Ky proces do të ketë 2338 mësues që do të realizojnë testimin dhe 200 vëzhgues të testimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat