Sulmi ndaj mjekëve në Maqedoni me ligjin e ri do të jetë njejtë si sulm ndaj personave zyrtarë

Maqedonia

Sulmi ndaj mjekëve në Maqedoni me ligjin e ri do të jetë njejtë si sulm ndaj personave zyrtarë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 12:10
Mjeku

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka shkruar Ligjin e ri për dhënie të shërbimeve shëndetësore, me të cilin i jepet shumë më shumë siguri dhe kredibilitet mjekut në detyrë.

Nga ministria në fjalë për arsyetimin e ligjit thotë se është kërkesë e Dhomës së mjekëve të Maqedonisë, ku nga atje kërkojnë siguri më të madhe gjatë punës së mjekëve.

Sipas këtij propozim-ligji mjeku e ka për detyrë që t’i shërbejë pacientëve me urgjencë ndërsa pacientët tjerë do të kontrollohen nga mjeku sipas listës së pritjes.

Mjeku, sipas këtij propozim ligji, ka të drejtë mos t’i shërbejë personit që kërcënon.

Mjekut i ndalohet chfardolloj mundësie të promovoj komercializmin brenda vendit të punës dhe para pacientëve dhe se mjeku e ka të ndaluar që të bashkëpunojë me kompani, individë apo institucione, për qëllime reklamimi dhe komercializimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat