Një i punësuar në postë ka vjedhur 23 pensione në Gostivar

Maqedonia

Një i punësuar në postë ka vjedhur 23 pensione në Gostivar

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:06
Policia

Zyra e jashtme për çështje penale në Gostivar ngriti padi penale kundër S.B. (50) nga fshati Bellovishte, Gostivar, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, përvetësim në shërbime dhe falsifikim të dokumentit”.

“Gjatë muajit janar të vitit 2019, punonjësi i regjistruar, si punonjës i SH.A “Posta e Maqedonisë”, falsifikoi nënshkrimet e 23 fletë pagesave të pensioneve, me çka i ka marrë parat të cilat ishin dedikuar për shfrytëzuesit”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Ai mori një përfitim të paligjshëm në shumën prej 223.533 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat