Kontrolle të shtuara ndaj agjencive turistike gjatë sezonit turistik

Maqedonia

Kontrolle të shtuara ndaj agjencive turistike gjatë sezonit turistik

Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:11
Shkup

Agjencitë turistike do të duhet të kenë garanci bankare në shumën e të ardhurave njëvjeçare, ndërsa të detyrueshme do të jenë politikat e sigurimit për aranzhimet e udhëtimit.

Ministria e Ekonomisë e ka përpiluar Ligjin e ri për turizmin, i cili forcon kontrollin në veprimtarinë e turizmit dhe atë të hotelerisë.

Brenda inspektoratit të tregut do të ketë inspektim të veçantë turistik ndërsa do të kontrollohen edhe qiradhënësit privat të apartamenteve dhe dhomave që reklamohen përmes “Buking” dhe “ErBiEndBi”.

Në zgjidhjen ligjore që do të paraqitet në ENER javën e ardhshme ashpërsohen edhe kriteret për kategorizimin e objekteve turistike.

Ligji i ri duhet të hyjë në fuqi deri në fund të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat