Analistët vlerësojnë se data për fillimin e negociatave, e pasigurtë

Maqedonia

Analistët vlerësojnë se data për fillimin e negociatave, e pasigurtë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Edhe përskaj raportit pozitiv të progresit për vendin, një pjesë e ekspertëve besojnë se marrja e datës për negociata nuk është e sigurt.

Qendra për Strategji Evropiane, Eurothink, pas analizës së raportit, vlerëson se rezervat te disa vende anëtare sa i takon zgjerimit, mbeten.

“Është e paqartë nëse do të marrim datë për negociata sepse 2019-ta është vit i vështirë dhe për shkak se ekzistojnë rezerva të caktuara jo ndaj nesh por ndaj zgjerimit në përgjithësi nga ana e vendeve anëtare. Këto rezerva bazohen në frikën e elitave të vendeve anëtare nga rritja e populizmit nacionalist.” deklaroi Lupço Petkovski, Eurothink

Sipas Perkovskit, edhe mos-dhënia e datës për negociata do të rezultonte në populizëm nacionalist kur qytetarët dhe institucionet do të humbnin motivimin. Hulumtuesit e analizës thonë se vendi ka akoma punë për të bërë në zbatimin e ligjeve që kanë miratuar dhe vënien në funksion të institucioneve të reja që janë formuar.

“Unë do të thoja se kjo është akoma në fazën e parë në aspektin e vendosjes së kornizës institucionale-juridike, shembull do të marr reformën në shërbimet e sigurisë. Tani shpejtë është miratuar ligji për Agjencinë për Siguri Kombëtare, ligji për koordinimin e shërbimeve të sigurisë por tani duhet të tregojmë se si do të zbatohet kjo në praktikë. Shumë do të jetë e rëndësishme të sigurohen burimet e nevojshme. Nuk mjafton vetëm të formohen trupat por të shihet si do të punojnë ata.” theksoi Magdalena Lembovska, hulumtuese, Eurothink

Qershori ose korriku pritet të sjellin vendimin e vendeve anëtare të BE-së për fillimin ose jo të negociatave për anëtarësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat