Mësuesit në Maqedoni trajnohen për sfidat e arsimit modern

Maqedonia

Mësuesit në Maqedoni trajnohen për sfidat e arsimit modern

Më: 31 maj 2019 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Shkolla Migjeni tashmë është fituese edhe e dy projekteve tjera, ndërsa pret që një shkollë në Turqi dhe në Rumani të fitojë projekt dhe ta realizojnë së bashku. Sipas koordinatores Apostolovska, qëllimi kryesor është që mësuesin ta shndërrojmë në mësues modern dhe t’i pranojë sfidat e arsimit modern

Mësuesit e shekullit 21. Ky është një nga projektet që kohëve të fundit është realizuar nëpër shkollat e Tetovës, në kuadër të programit Erasmus. Sipas pjesëmarrëses në këtë program, Daniela Apostolovska, qëllimi është që të prezantohen aktivitet dhe efektet nga projekti Erasmus plus e Agjencisë nacionale evropiane për mobilitet, ku shkolla Migjeni kishte aplikuar në vitin 2017 në thirrjen publike për marrjen e granteve, me projekt të titulluar ”Mësues i Shekullit 21” dhe kishte fituar këtë projekt. “Ekipi ynë, gjatë tërë kohës ka marrë mbështetje nga njerëzit që kanë qenë në Agjencinë nacionale evropiane, që na japin udhëzime se si duhet të rrjedhin aktivitete dhe ne jemi munduar t’i realizojmë ato edhe në praktikë. Kemi realizuar udhëtim në Spanjë dhe në Estoni. Përvojat që ekipi ynë i ka marrë në këto dy vende evropiane, gjegjësisht se si zhvillohet mësimi edukativ në ato vende, ato përvoja jemi munduar t’i sjellim këtu tek kolegët tanë. Dëshirojmë që atë përvojë që e kemi marrë atje, ta sjellim dhe ta bartim tek kolegët tanë dhe normalisht që shkollën tonë ta afrojmë me shkollat evropiane” tha Apostolovska.

Sipas saj, qëllimi kryesor është që mësuesin ta shndërrojmë në mësues modern dhe ti pranojë sfidat e arsimit modern “Ne dëshirojmë që të krijojmë mësues modern, i cili do të punojë me metoda moderne me nxënësit, do të përdorë vegla për punë, të cilët do të inkurajojnë mendimin kreativ tek nxënësit, që të dalim nga ai mësim i thatë dhe vetëm me të folme, por mësimi të zhvillohet në atë drejtim që fëmijët të fillojnë të inkurajohen që të mendojnë, mësimi të bëhet përmes inovacioneve, që fëmijët gjithnjë të jenë aktiv bashkë me mësimdhënësin, ndërsa kjo është edhe mënyra se si mësojnë fëmijët në Finlandë, që është një model më modern edukativo-arsimor, ku nxënësit mësojnë përmes punës praktike, përmes kreativitetit dhe inovacionit” tha Apostolovska.

Në ndërkohë, Shkolla Migjeni tashmë është fituese edhe e dy projekteve tjera, ndërsa pret që një shkollë në Turqi dhe në Rumani të fitojnë projekt dhe ta realizojnë së bashku. Drejtori i shkollës Riza Etemi, shpreson se arsimtarët që ndjekin këtë program do të mund që në të ardhmen të praktikojnë edhe në shkollën e tyre. “Deri më tash, atë që e kemi punuar, sot edhe e prezantojmë, ngase ne jemi ndër shkollat e para në komunën tonë që e kemi fituar në vitin 2017. Kemi aplikuar për fazën e dytë, e cila na është realizuar dhe është pranuar ndërsa duhet që edhe ato dy shkolla, pra në Rumani dhe Turqi. Presim që ata ta fitojnë projektin dhe ta realizojmë. Këto trajnime apo projekte ndikojnë shumë në përgatitjen e kuadrit arsimor, por edhe atë se si krijojmë mendimin tonë, të jemi më inovativ, sidomos në teknologjinë e re, teknologjinë informatike dhe shpresoj se atë përvojë që e marrin arsimtarët tanë jashtë, do ta sjellin dhe implementojnë këtu”, tha Riza Etemi, drejtor i shkollës fillore “Bratvso Migjeni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat