Pendarovski: Të gjitha institucionet, faktorët politikë dhe opozita t’i përkrahin qëllimet kyçe strategjike

Maqedonia

Pendarovski: Të gjitha institucionet, faktorët politikë dhe opozita t’i përkrahin qëllimet kyçe strategjike

Më: 31 maj 2019 Në ora: 20:56
Foto

Hapat kyçe të cilat vijojnë që të jemi tërësisht të gatshëm për anëtarësimin tonë në NATO, ishin temat të cilat sot në takime në MM biseduan presidenti i shtetit, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe shefi i SHM të Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski.

Ai ka shprehur pritje nga të gjithë faktorët relevantë politikë, të gjitha institucionet e pushtetit, duke përfshirë edhe opozitën, që të përfshihen në përkrahjen rreth qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që është në interes të të gjithë qytetarëve të shtetit tonë të përbashkët.

Si president, premtoi Pendarovski, ngushtë do të bashkëpunojë me dy institucionet, do ta dëgjojë mendimin e MM-së dhe të SHM për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen dhe do të përfshihet në gjetjen e zgjidhjeve më të mira.

Ai potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë hapa historike të cilat e kanë sjellur ftesën për NATO, me çka do të realizohet një nga qëllimet strategjike.

“Si president do të insistoj në gatishmëri dhe profesionalitet maksimal të institucioneve në këtë sferë”, deklaroi Pendarovski dhe e inkurajoi Qeverinë që të vazhdojë me trendin për rritje të buxhetit për mbrojtje me një ritëm edhe më të shpejtë, pasi si anëtare përgjegjëse e NATO-s do të duhet të vijmë deri te standardi prej dy për qind të BPV deri në vitin 2024.

Përmes zbatimit të reformave themelore në sektorin e sigurisë, tha, duhet të vazhdojmë të ndërtojmë NATO armatë profesionale, teknikisht bashkëkohore, që do të jetë e gatshme jo vetëm ta mbrojë territorin e Maqedonisë së Veriut, por të vazhdojë edhe aktivisht të kontribuojë për mbrojtjen dhe ndërtimin e shoqërive të lira dhe demokratike edhe jashtë vendit tonë.

Paralajmëroi investim edhe në standardin e jetesë të pjesëtarëve të Armatës dhe përsëriti se të gjitha promocionet në pjesën e Armatës do të jenë në pajtim me ligjet, por edhe në pajtim me referencat profesionale të kandidatëve.

Shekerinska ka shprehur bindje se Armata ka komandant suprem, i cili do të jetë udhëheqës dhe lider në proceset për zhvilimin e saj, transformimin dhe adaptimin e tërësishëm ndaj NATO standardeve.

Ajo potencoi se në procesin e marrjes së anëtarësimit në Aleancë, Pendarovski në funksion të koordinatorit të NATO-s, ka qenë pjesë vitale nga plotësimi i këtij synimi shtetëror dhe kombëtar.

Ministrja Shekerinska përkujtoi se gjatë dy viteve të kaluara po rritet buxheti për mbrojtje, para drejtpërdrejtë të dedikuara për Armatën, ka filluar furnizimi i pajisjes themelore po modernizohen objektet e armatës, ndërsa paralajmëroi rritje të re të rrogave në shtator edhe në MM edhe në Armatë.

Potencoi se Parlamentet e 14 vendeve – anëtare veçmë e kanë ratifikuar Protokollin aderues për anëtarësim në NATO, ndërsa pritet në qershor të hyjë në procedurë edhe në SHBA dhe të përfundojë në vjeshtë. Ka shprehur pritje optimiste se procesi i ratifikuar mund të përfundojë edhe para Samitit të Aleancës të caktuar në dhjetor në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat