Detaje rreth aksidentit tragjik në Çair

Maqedonia

Detaje rreth aksidentit tragjik në Çair

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 13:07
Foto

Dy persona kanë vdekur ndërsa njeri ka pësuar lëndime të renda trupore si pasoje e rënies se dheut derisa groponin për hapjen e kanalit. Të dy të vdekurit kane qenë vëllezër te cilët kanë punuar në kompaninë ku pronar ka qene babai i tyre. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 përball shkollës fillore “Penko” në rrugën Kemajl Sejfulla.

Sipas dëshmitareve okularë, gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti ka qenë prezent edhe babai i djemve, kanali supozohet të ketë qenë rreth 2 metra i thelle, mos më shumë. I pari që ka tentuar përmes eskavatorit  t`i nxjerrë viktimat nga kanali ka qenë baba i dy djemve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat