Komuna e Çairit për tragjedinë: Inspektorati vërtetoi se punët janë zbatuar pa leje

Maqedonia

Komuna e Çairit për tragjedinë: Inspektorati vërtetoi se punët janë zbatuar pa leje

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 15:31
Komuna e Çairit

Pas aksidentit tragjik të sotëm ku humbën jetën dy vëllezërit që edhe komuna e Çairit erdhi me një reagim. Në fillim komuna shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Në vendngjarje menjëherë ka dalë Inspektorati  i Komunës së Çairit për të verifikuar situatën faktike dhe për të konstatuar a janë respektuar normat e parapara ligjore për këtë lloj të punimeve nga ana e realizuesit”, thonë nga komuna e Çairit.

Ata shtojnë se sipas procesverbalit të përpiluar nga ana e inspektorëve në terren, punimet e filluara për kyçjen në infrastrukturën nëntokësore nuk kanë pasur lejen për realizim dhe të njëjtat kanë filluar gjatë ditës së sotme, ditë jo pune.

Ndryshe gjatë aksidentit të sotëm në Çair në aksidentin që ndodhi rreth orës 11 humbën jetën dy persona të cilët ishin vëllezër me njëri tjetri dhe që punonin në kompaninë e babit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat