Boshatisen fshatrat e rajonit të Pollogut

Maqedonia

Boshatisen fshatrat e rajonit të Pollogut

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:23
Boshatisen fshatrat e rajonit të Pollogut

Rrugë dhe oborre shkollore boshe, dyer të mbyllura. Kështu është fotografia e fshatrave të rajonit të Pollogut, ku viteve të fundit migrimi posaçërisht po zhvillohet me shpejtësi të madhe. Secilën ditë mund të vërehet në stacionet e autobusit se si të rinjtë ikin nga vendlindja e tyre.

Shipkovica për disa vite është përgjysmuar. Kanë mbetur vetëm të moshuar. Ato thonë se djemtë dhe vajzat e tyre as që nuk e mendojnë të kthehen këtu, ku nuk ka as punë dhe as kushte infrastrukturore për jetë normale.

Edhe fshati Leshnicë e Poshtme është fshat i boshatisur. Banorët përmendin se kanë braktisur këtë vend për shkak mospasjes së infrastrukturës bazë dhe mundësive për punësim.

Ekspertët mendojnë se procesi i migrimit do të vazhdojë edhe më tej dhe do të vazhdojë deri sa autoritetet nuk e vendosin sistemin për zhvillim rajonal të barabartë, ku shteti do të investojnë në mjediset rurale dhe jo vetëm në rajonin e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat