“Këshilli i Ambasadorëve” i dërgon letër KE-së, i kërkon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë

Maqedonia

“Këshilli i Ambasadorëve” i dërgon letër KE-së, i kërkon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Këshilli ekzekutiv i shoqatës për politikë ndërkombëtare “Këshilli i Ambasadorëve” më 31 maj 2019 mbajti mbledhjen e rradhës dhe në të u vendos që Këshillit Evropian t'i dërgojë një letër me të cilën kërkohet që Këshilli Evropian në Samitin e 20 qershorit 2019 Republikës së Maqedonisë së Veriut t'i caktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarsim të vendit në BE.

Letra e tyre:

Ekselencë,

Shoqata për politikë ndërkombëtare- “Këshilli i Ambasadorëve” në Republikën e Maqedonisë së Veriut shpreh kënaqësinë e madhe nga Raaporti për përparimin e vendit tonë në rrugëtimin drejt BE-së dhe Rekomandimin e pakushtëzuar të Komisionit Evropian drejtuar Këshillit të BE-së për fillimin e negocatave për anëtarsim në BE të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Raporti i Komisionit të BE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas konstatimeve të Federika Mogherinit, Përfaqsuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri,Johanes Hahn, Komisar për politikë të fqinjësisëdhe zgjërim si dhe Ambasadorit të Msionit të BE-së në RSM Samuel Zhbogar është raporti deri më tash më i mirë, më pozitiv dhe më i pastërt në historinë e aspiratave evropiane të shtetit tonë.

Republika e Maqedonisë së Veriut tregoi vendosshmëri të fortë në përparimin në rrugëtimin drejt BE-së, rezultate këto që janë konkrete dhe duhet të jenë të pakthyeshme. Përveç rezultateve të arritura dhe reformave të kryera posaçërisht në lëmitë e identifikuara si kyçe nga ana e Këshillit të BE-së në qershor të vitit 2018 vendi arriti marrëveshtje historike me Republikën e Greqisë duke e zgjidhur kështu kontestin 27 vjeçar për emrin si dhe Marrëveshtjen e miqësisë me Republikën e Bullgarisë me çka vendi u bë shembull pajtimi dhe i fqinjësisë së mirë në tërë regjionin dhe më gjërë.

Republika e Maqedonisël së Veriut në procesin e realizimit të këtyre çështjeve komplekse mbeti partner kredibil i BE-së dhe NATO-s në realizimin e angazhimeve për një botë më të qetë dhe më demokratike.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj e meritojnë një status të tillë sepse ajo është pika shëndritëse e Ballkanit perëndimor-shtet i cili fortë është i përcaktuar për ndryshime rrënjësore në veprimin e saj politik e shoqëror siç janë kultivimi i kulturës së kompromisit dhe realizimi i proceseve reformuese në mënyrë inkluzive dhe transparente.

Vendi ynë është shteti i vetëm në regjion i cili me sukses i zgjidhi të gjitha çështjet e hapura me fqinjët dhe tërësisht është i përkushtuar në përparimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin regjional.

Republika e Maqedonisë së Veriut tregoi një përkushtim dhe pjekuri na planin e brendëshëm dhe të jashtëm dhe u tregua si vendi aspirant më i përgjegjshëm dhe më i përkushtuar për anëtarsim në BE. Shteti tërësisht është i përgatitur që tani të fillojë negociatat sepse është arritur shkallë e lartë e vendosmërisë për reforma intenzive dhe përforcim të mëtejmë të proceseve demokratike dhe sundimit të së drejtës. Njëkohësisht në planin e brendëshëm përcaktimet e Marrëveshtjes kornizë të Ohrit tërësisht janë të implementuara.

Ekselencë,

Të vetëdisjhëm për sfidat kryesore me të cilat BE përballohet jemi thellë të bindur se politika e zgjërimit është në funksion të përkrahjes së strategjisë së BE-së të bëhet aktor kryesor në skenën globale. Integrimi i vendeve të Ballkanit perëndimor

është në interesin më të mirë të BE-së dhe vazhdon të jetë pozicion i menduar mirë gjeostrategjik në siguri, prosperitet ekonomik e social dhe stabilitet për tërë Evropën.

J emi të vetëdisjhëm se BE përballet me shumë çështje të mëdha të karakterit të brendëshëm

dhe se presin rirreshtime edhe në BE. Megjithatë paralelisht mendojmë se shteti ynë nuk do ti pengojë këto procese por, përkundrazi, mund të kontribuojë në pasurimin e Evropës, idealeve të saja dhe vizioneve.

Fillimi i negociatave për anëtarsim me Republikën e Maqedonisë së Veriut është një sinjal i domosdoshëm për konsolidimin e vendit. Çfarëdoqoftë shtyrje plotësuese e datës do të ndikonte negativisht dhe në mënyrë dëshpëruese dhe demotivuese për qytetarët dhe do të kishte për rezultat humbjen e besimit në kredibilitetin e procesit të zgjërimit dhe perspektivës evropiane të vendit. Fundja atë që me vite e kërkonte dhe e priste BE nga Republika e Maqedonisë së Veriut definitivisht kjo qeveri edhe e bëri dhe tash me të drejtë të gjithë qytetarët presin BE t'i mundësojë dhe ofrojë shansë të drejtë për fillimin e negocimit të kaptinave për negocim.

Ne ambasadorët e mëparshëm të Republikës së Maqedonisë Veriore Ju rejtohemi, Ekselenca të nderuara, që qeverite e Juaja me politkat e tyre prointegrative ti japin shansë të drejtë dhe të merituar Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli Evropian në Samitin e 20 qershorit

në mënyrë objektive ti valorizojë rezultatet e arritura dhe në përputhje me Rekomandimin e KE Republikës së Maqedonisë së Veriut ti caktohet datë për fkillimin e negociatave për anëtarsim në BE dhe kjo do të përbënte plotësim të ëndrrave të gjithë atyre që ëndërrojnë për integrim evropian të , demokratit dhe me prosperitet të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Pranoni Ekselencat e Juaja përshëndetjet tona të thella dhe sinqerta.

Shkup, më 31 maj 219 Kryetari,

Lupço ARSOVSKI,

Deri te:

Ekselenca e Tij Donald TUSK, president i KËSHILLIT EVROPIAN

Shefave të shteteve ose qeverive të vendeve anëtarë të BE-së

Këshillit të Bashkimit Evropian

Ekselencës së Saj Federica Mogherini, Përfaqsuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri,

Johannes Hahn, Komisar për politikë të fqinjësisë së mirë dhe integrime

Ekselencës së Tij Samel Zhbogar, ambasador në Misionin e BE-së në Shkup

Ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat