Po mbahet forumi “Dy vjet Qeveri – me përgjegjësi para qytetarëve”

Maqedonia

Po mbahet forumi “Dy vjet Qeveri – me përgjegjësi para qytetarëve”

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 13:53
“Dy vjet Qeveri – me përgjegjësi para qytetarëve”

Qeveria me rastin e dy vjetorit të formimit të saj, sot organizon forum me pjesëmarrje të kryeministrit, zëvendëskryeministrave, profesorëve universitarë akademikëve, biznesmenëve dhe aktivistëve civilë. Në forumin të titulluar “Dy vite Qeveri – me përgjegjësi para qytetarëve”, do të  mbahen dy sesione. Në sesionin e parë “Ndryshime 2017 – 2019: Nga një shoqëri e ndarë dhe e izoluar para kolapsit, deri në një shoqëri të qëndrueshme dhe të respektuar” mbanë fjalim kryeministri Zoran Zaev, si dhe zëvendëskryeministrat Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani dhe Koço Angjushev.

Sesioni i dytë titullohet “Agenda 2019 – 2020: Fokusi i Qeverisë deri në fund të mandatit”. Përveç kryeministrit Zaev janë paralajmëruar fjalime të gazetari Tomisllav Kezharovski, profesoreshës universitare  Besa Arifi, kryetarit të ASHAM-it Taki Fiti, kryetares së OJQ-së “Ambrella” dhe aktivistes civile Latifa Shikovska, drejtoreshës së “Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut,” Urania Pirovska sipërmarrësit Kosta Petrov dhe kryetarit të Bordit drejtues të NLB Bank SHA Shkup Antonio Argir. Diskutimin do ta moderojë Xhabir Derala, kryetar i Civil – Qendra për Liri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat