“Asnjë ministre nuk do të përfshihet në ndryshimet që do të ndodhin në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut”

Maqedonia

“Asnjë ministre nuk do të përfshihet në ndryshimet që do të ndodhin në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut”

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 14:38
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në tribunën kushtuar për dyvjetorin e formimit të Qeverisë, tha se me rikonstruimin që do të bëhet tani, nuk do të përfshihen gratë që janë në pozitat e ministrave.

Duke u përgjigjur pyetjet e të pranishmëve, Zaev tha se rikonstrum për gratë nuk do të ketë, për arsye se janë pak.

Zaev gjithashtu nuk tha nëse numri i ndryshimeve të mundshme do të rritet.

Tani, në Qeverinë e përbëjnë 26 anëtarët, në poste ministrore janë katër gra, ministrja e Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe ministrja pa resor për investime të huaja Zorica Apostollska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat