Sheqerinska: Kemi bërë të domosdoshmen, reforma të brendshme në kombinim me zgjidhje rajonale

Maqedonia

Sheqerinska: Kemi bërë të domosdoshmen, reforma të brendshme në kombinim me zgjidhje rajonale

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:30
Radmilla Sheqerinska

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në forumin e sotëm të kushtuar për dyvjetorin e krijimit të Qeverisë tha se pas dy viteve shteti dhe anëtarët e e qeverisë në tërësi kanë arritur që ta luajnë rolin e “game ranger” jo vetëm për të ardhmen tonë por edhe në drejtin që duhet të niset i gjithë rajoni ynë. Para dy viteve, shtoi ajo, qytetarët dhe politikanët nuk mundeshin të flasin për anëtarësim në NATO.

“Sot dy vite pas formimit të kësaj Qeveria, si shtet mund të themi se kemi bërë vlerësim të drejtë dhe të të duhur dhe e kemi kryer punën e domosdoshme – reforma të brendshme në kombinim me zgjidhjet rajonale”, duke theksuar se arritëm të bëhemi i vetmi shtet në rajon që nuk ka konteste të hapura me fqinjët.

Ministria e Mbrojtjes theksoi se vlerësime të sakta dhe politika të vërteta ka pasur edhe në pjesën e mbrojtjes.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes e kemi ristartuar procesin e reformave të brendshme. Nga zero kemi filluar dhe e kemi përfunduar kontrollin e brendshëm mbrojtës për gjithë vitin e kemi hartuar strategjinë për mbrojtje, ndërsa Qeveria tashmë e ka miratuar planin afatgjatë për zhvillim të mbrojtjes së bashku me planin për modernizimin e forcave të armatosura, dokumente strategjike që janë vonuar disa vite”, tha Shekerinska.

Ministrja u përqendrua edhe në vendimet kadrovike, si dhe në rritjen e rrogave në Armatë, ndërsa nga shtatori do t’i rrisin edhe për pesë për qind. Janë organizuar katër stërvitje të rëndësishme rajonale, hark kohor i përpunuar dhe udhërrëfyes i saktë për sigurimin e hapësirës ajrore si anëtare e ardhshme e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat