Xhaferi priti Stoltenbergun, nesër takim mes dy delegacioneve

Maqedonia

Xhaferi priti Stoltenbergun, nesër takim mes dy delegacioneve

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 22:05
Xhaferi priti Stoltenbergun

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi priti në Kuvend sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Edhe pse në pritje në Kuvend ka më shumë funksionarë nga dy palët, në mesin e tyre i pranishëm është edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Pjesa zyrtare e vizitës së delegacioni të trupave më të lartë të NATO-s fillon nesër me ceremoninë e pritjes zyrtare para qeverisë ndërsa më pastaj ka takim të delegacioneve udhëhequr nga Zoran Zaev dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg me ambasadorët e Këshillit veriatlantik dhe ministrat në Qeveri.

Kryeministri Zaev dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë ditës së nesërme do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë ditës së nesërme edhe kryetari i sapo zgjedhur Stevo Pendarovski do ta presë Jens Stoltenbergun me delegacionin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat