Nikollovski: Marrëveshja e Prespës nuk është e qëndrueshme

Maqedonia

Nikollovski: Marrëveshja e Prespës nuk është e qëndrueshme

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 23:46
Aleksandar Nikollovski

“Marrëveshja e Prespës nuk është e pranueshme për popullin dhe nuk do të pranohet, sepse kjo marrëveshjes është e paqëndrueshme”. Kështu deklaron nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski, i cili në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shprehet se Marrëveshja është udhëhequr nga dy qeveritë e Maqedonisë dhe e Greqisë, në mënyrë të mëvetësishme. Ai shprehet se këto qeveri nuk kanë as mbështetje nga populli, në Greqi kjo po tregohet tani në zgjedhje, kurse në Maqedoni do të tregohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Bërja e një marrëveshje në këtë mënyrë, thotë më tej Nikollovski e bënë atë të paqëndrueshme.

“Kjo marrëveshje nuk u rrënjos në Maqedoni. Bisedoni me kë të doni, pra do të thotë se nuk e mbështet ndryshimin e emrit. Në Maqedoni kjo mbulohej nga struktura të caktuara me ‘Hajde duhet ta mbështesim ndryshimin e emrit që të jetojmë më mirë’. Ja, jeta më e mirë. Viti i dytë me radhë dhe ende nuk po fillojnë bisedimet për antarsim në BE. Në Maqedoni kjo marrëveshje nuk po rrënjoset dhe nuk është e pranueshëm tek populli dhe as që do të pranohet”

Sa i takon asaj që presidenti i ri Stevo Pendarovski ka paralajmëruar dhe ka bërë thirrje për falje në shoqëri, Nikollovski u përgjigj se nuk do të ketë hapsirë për falje në qoftë se ajo ka për qëllim që kryeministri dhe bashkëpuntorët e tij të mos përgjigjen para ligjit për veprimet e kryera kriminele.

“Sipas njohurive tona, ja për të parën herë po e them këtë në opinion. Ideja për falje ka ardhur pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, sepse është e sigurt që do ti humbin zgjedhjet e ardhshme parlamëntare dhe faljen po e mendojnë si mënyrë për të biseduar me VMRO-në, për amnestin e Zoran Zaevit, familjes së tij dhe të tjerët lidhur me ndjekjen e krimit që e kanë bërë gjatë kësaj periudhe. Nëse e mendojnë faljen në këtë mënyrë, falje nuk do të ketë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat