Tragjedia në Çair, Sindikata: Institucionet të japin përgjegjësi

Maqedonia

Tragjedia në Çair, Sindikata: Institucionet të japin përgjegjësi

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 01:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vijon hetimi për zbardhjen e tragjedisë së djeshme ku humbën jetën dy të rinjë nga Çairi, teksa punonin në hapjen e një kanali për ujësjellës. Prokuroria pret raportin e obduksionit të trupave të pajetë si dhe të dhënat mbi hetimin e dokumentacioneve për posedim të lejes për ndërtim për kryerjen e gropimit sa i përket investitorit dhe realizuesit të punimeve.

Ndërkohë sot bëhet varrimi i dy vëllezërve Mustafa. Nga ana tjetër Sindikata e ndërtimtarisë rastin e djeshëm e cilëson si shkelje flagrante të të drejtave të punëtorëve duke u shprehur të bindur se nëse standardet për punë do të ishin plotësuar tragjedia e djeshme nuk do të kishte ndodhur.

Gëzoje fëmijën tënd me dhuratë speciale! Zbritje deri në -60%

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

“Nga përvoja jonë e deritanishme mund të themi se këto fatkeqësi ndodhin pikërisht si pasojë e mungesës së kushteve gjatë punës nga ana e realizuesit. Në kushte kur punohet në gropimin e hendekut, aty ka kushte të posaçme sigurie, rrethim duhet të ketë…derisa nuk sigurohen të gjithë këto kushte nuk duhet të fillohet me punë, asnjë punëtor nuk duhet të punoj në asi kushtesh. Shpesh herë punëtorët pranojnë çfarëdo pune për të luftuar për ekzistencë. Apeli im për periudhën e ardhshme për të gjithë punëtorët është që të mos pranojnë të punojnë në sektorin e ndërtimtarisë në çfarëdolloj kushtesh”, tha Blagica Stojkoska, sekretare e Sindikatës për Ndërtimtari, Industri dhe Projektim.

Sindikata kërkon përgjegjësi nga institucionet për fatkeqësinë e djeshme, para së gjithash nga realizuesi i punimeve si dhe Inspektorati ndërtimor dhe ai i Punës.

“Komunat të cilat i japin dokumentet për ndërtim dhe jo vetëm të japin dokumente por gjithë kohës duhet ta kontrollojnë se si po ndërtohet. Inspektorati ndërtimor është i obliguar që të verfikojë të gjitha ndërtimet të gjitha objektet nëse kanë dokumentacionin komplet për pjesën ndërtimore. Inspektorati i Punës është i obliguar t’i inspektojë kushtet e sigurisë dhe të vërtetojë nëse punëtorët e angazhuar në atë objekt janë të paraqitur se punojnë, apo janë në të zezë. Inspektorët është dashur që të jenë në terren para se të fillohet ky aktivitet për të parë nëse ka kushte sigurie. Inspektorët e ndërtimtarisë dhe ata të punës”,pohoi Blagica Stojkoska, sekretare e Sindikatës për Ndërtimtari, Industri dhe Projektim.

Tragjedia ndodhi paraditen e së shtunës derisa dy vëllezërit njëri 26 dhe tjetri 28 vjeçar groponin për hapjen e një kanali. Me to ishte edhe një person tjetër i cili falë intervenimeve arriti të mbijetojë. Komuna e Çairit iu shmang përgjegjësisë duke thënë se punëtorët nuk kanë pasur leje për realizimin e punimeve. Organet hetuese pritet që periudhës që vjen të tregojnë se kush do të mban përgjegjësi për fatkeqësinë e ndodhur në Çair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat