Zaev: Maqedonia e Veriut do të rris numrin e pjesmarrjes në misionet në Irak dhe Afganistan

Maqedonia

Zaev: Maqedonia e Veriut do të rris numrin e pjesmarrjes në misionet në Irak dhe Afganistan

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:57
Zoran Zaev dhe Jens Stoltenberg

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot në konferencën e përbashkët me Jens Stoltenberg ka folur për rolin e ushtrisë e vendit në misionet paqëruejtëse të NATO-s nëpër botë.

“Jemi për detyrimet që na vijnë. Qeveria është e gatshme që të rris numrin e pjesmarrësve të ushtarëve në misionet paqëruajtëse dhe të kontribuojë me rritjen vjetore të buxhetit për buxhetin e përbashkët të NATO-s” tha mes tjerash Zaev.

“NATO për Maqedoninë e Veriut deri tani ka sjellë progres ekonomik. Deri tani investimet e jashtme në Maqedoni janë rritur për tre herë deri tani. Papunësia është ulur për 7.5% kurse rrogat janë rritur për 6.1%” është lëvdëruar Zaev para Stoltenberg.

Përndryshe, ministrat e qeverisë sot do të raportojnë para kryeministrit Zaev dhe para Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat