Gjithsej 118 radiodifuzerë vitin e kaluar kanë emituar program në radio dhe televizion

Maqedonia

Gjithsej 118 radiodifuzerë vitin e kaluar kanë emituar program në radio dhe televizion

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 11:12
Media

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në vitin 2018 ishin regjistruar 118 radiodifuzerë prej të cilëve 65 të cilët emitojnë program në radio, ndërsa 53 program në televizion.

Prej atyre të cilët emitojnë program në radio, një është ndërmarrje publike radiodifuzive, 61 janë shoqata tregtare radiodifuzive dhe tri janë institucione radiodifuzive joprofitable.

Ndërmarrja publike radiodifuzive që emiton program në radio ka emituar gjithsej 38.014 orë, prej të cilave pjesa më e madhe ose 58 për qind program muzikor.

Shoqatat tregtare radiodifuzive që emitojnë program në radio kanë emituar gjithsej 529.026 orë program në radio, prej të cilave pjesa më e madhe ose 69,9 program muzikor.

Nga radiodifuzerët të cilët emitojnë program televiziv, një është ndërmarrje publike radiodifuzive, ndërsa 52 janë shoqata tregtare radiodifuzive.

Ndërmarrja publike radiodifuzive ka emituar gjithsej 24.022 orë program televiziv, prej të cilave pjesa më e madhe ose 26,9 për qind janë program dokumentar dhe arsimor, ndërsa shoqatat tregtare radiodifuzive të cilat emitojnë program televiziv kanë emituar gjithsej 437.500 orë program televizioni, prej të cilave pjesa më e madhe ose 22,2 për qind program.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat