Misovski i bënë thirrje Gruevskit: Eja dhe jep dorëheqje personalisht në Kuvend

Maqedonia

Misovski i bënë thirrje Gruevskit: Eja dhe jep dorëheqje personalisht në Kuvend

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 11:44
Goran Misovski

Nënkryetari i Kuvendit, njëherit dhe deputet i partisë Partisë së Re Social Demokrate, Goran Misovski, ka reaguar ndaj njoftimeve se Nikolla Gruevski do të japë dorëheqje nga posti i deputetit, duke thënë se këtë ai duhet ta bëjë vet personalisht në Kuvend, andaj i bënë thirrje për t’u kthyer në Maqedoni të Veriut, përcjellë Zhurnal.

Misovski i rikujton Gruevskit nenin 65 të Kushtetutës ku thuhet se deputeti mund të japë dorëheqje personalisht në Kuvend.

Në nenin 65 thuhet: “Deputeti mund të japë dorëheqje. Deputeti dorëheqjen e dorëzon personalisht në Kuvend. Deputetit i përfundon mandati kur është i dënuar për vepër penale për të cilën parashihet dënim me burg prej më së paku pesë viteve. Deputetit mund t’i meret mandati kur është i dënuar për vepër penale apo tjetër vepër që e bënë atë të padenjë për kryerje të funksionit deputet, si dhe për mungesë të paarsyetueshme nga Kuvendi më tepër se gjashtë muaj. Marjen e mandatit e vërteton Kuvendi me dy të tretat e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve”

Andaj Misovski i ka bërë thirje Gruevskit që të bëjë në RMV dhe personalisht të dorëzojë dorëheqjen e tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat