Komiteti i Helsinkit i dënon thirrjet raciste nga “Komitët” ndaj shqiptarëve

Maqedonia

Komiteti i Helsinkit i dënon thirrjet raciste nga “Komitët” ndaj shqiptarëve

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 13:22
Komiteti i Helsinkit

Komiteti i Helsinkit në Maqedoni ka reaguar në lidhje me ofendimet dhe thirrjet raciste të grupit të tifozëve të Vardarit, “Komitët” gjatë ditës së djeshme pas festës për fitoren e titullit evropian në henboll.

“Ka pasur paraqitje nga qytetarë për gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe etnive tjera. Me këto thirrje është inicuar mos durim në bazë të nacionaliteteve që dënohet me nenin 319 të Kodit penal të Maqedonisë. Me fuqi i dënojmë këto thirrje që ndjellin dhunë dhe urrjetje ndëretnike. Gjithashtu ju bëjmë thirrje qytetarëve që të paraqesin rastet e dhunës, gjuhës së urrejtjes dhe padrejtësi tjera në www.govornaomraza.mk.

Nga KH i bëjnë thirrje MPB-së që të kujdeset që hetojnë këto raste. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat