Flamuri i NATO-s vendosur në shtizë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Flamuri i NATO-s vendosur në shtizë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:48
Flamuri i NATO-s vendosur në shtizë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Me vizitën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe të Këshillit Veriatlantik, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht u vendos flamuri i Aleancës.

Para ndërtesës së Kuvendit, bashkë me flamurin shtetëror tani valëvitet edhe flamuri i NATO-s, ku pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet vendi anëtar i tridhjetë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, mbrëmë ishte mikpritës i gjithë udhëheqësisë së NATO-s, të paraprirë nga Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg.

Ai shprehu kënaqësi që është mikpritës i Këshillit Veriatlantik, që për shtetin tonë është një lloj mirënjohje dhe konfirmim se me të drejtë bëhemi anëtare e Aleancës së NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, me këtë rast porositi se pret me padurim që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e tridhjetë e Aleancës dhe ta shohë flamurin e Maqedonisë së Veriut të valëvitet para selisë së NATO-s në Bruksel, si edhe para misioneve dhe operacioneve anembanë botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat