“Maqedonia deri në fund të muajit dhjetor bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s”

Maqedonia

“Maqedonia deri në fund të muajit dhjetor bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s”

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:08
Maqedoni - NATO

Është e mundshme që të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-s, që sivjet ta ratifikojnë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Këtë optimizëm për realizimin e skenarit më të mirë të mundshëm për vendin, kryeministri Zaev e mori pas mbledhjes me gjithë përbërjen e Këshillit Veriatlantik në krye me njeriun e parë të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kërkesa e Turqisë për dërgimin e gjylenistëve për ratifikim më të shpejtë nuk e shqetëson kryeministrit për shkak se Ankara zyrtare është partner strategjik dhe mik i mirë i Maqedonisë së Veriut.

Nëse shkohet sipas planit, samiti i dhjetorit të NATO-s në Londër do të jetë atëherë edhe zyrtarisht Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e plotë e aleancës.

Ndryshe, Këshilli i kompletuar i NATO-s për herë të dytë në historinë e vendit vjen në vend. Kjo ndodhi edhe në vitin 2003, kur udhëheqte Geroge Robertson. Atëherë arsyeja ishte që të ndihmohet në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Tash 16 vjet më vonë, për shkak të Marrëveshjes së Prespës vendi praktikisht është pjesë e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat